NJË BIBLIOTEKË PUBLIKE PËR TIRANËN! Përkthyesit kërkojnë krijimin e një “shtëpi libri” moderne në kryeqytet

Kryeqyteti ka nevojë për një bibliotekë publike funksionale. Kjo ishte kërkesa kryesore e Shoqatës së Përkthyesve gjatë raportimit në Komisionin e Kulturës. Përfaqësuesit e sektorit ngritën edhe shqetësime për barrën tatimore, fondet e botimeve dhe mungesën e profesionistëve të rinj.

NJË BIBLIOTEKË PUBLIKE PËR TIRANËN! Përkthyesit

Kryeqyteti ka nevojë për një Bibliotekë publike. Kjo ishte kërkesa kryesore e Presidentit të Shoqatës së Përkthyesve Rexhep Hida në komisionin e Kulturës, Turizmit dhe Diasporës.

Përfaqësuesit e përkthyesve ngritën një sërë shqetësimesh që lidhen me gjendjen aktuale të tregut të librit dhe pozitën e profesionistëve të fushës.

Një tjetër çështje e cekur ishte rritja e fondeve për botimet dhe se niveli aktual i TVSH-së prej 6% për botuesit ka ndikuar negativisht për ta.

Hida kërkoi gjithashtu të shqyrtohet ccështja e barrës tatimore prej 15% e cila ndikon drejtpërdrejt te përkthyesi.

Nuk lanë pa përmendur edhe faktin e mungesës së përkthyesve të rinj që tregu po përballet.

Këto sugjerime pritet të diskutohen edhe më tej me synim përmirësimin e kuadrit ligjor dhe forcimin e sektorit të librit në vend.

NJË BIBLIOTEKË PUBLIKE PËR TIRANËN! Përkthyesit

EMISIONET