Nis pelegrinazhi në Kishën e Laçit, mijëra besimtarë i drejtohen vendit të shenjtë për 13 të marta

Ka nisur mëngjesin e së martës pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç. Mijëra besimtarë i janë drejtuar vendit të shenjtë, ndërsa ata do ta kryejnë këtë ritual për 13 javë rrjesht çdo të martë. Pelegrinazhi në Kishën e Laçit konsiderohet si pelegrinazhi më i madh në vendin tonë që bëhet cdo vit nga data 14 mars deri me 13 qershor.

E marta e 14-marsit shënoi nisjen e pelegriazhit në kishen e "Shna Ndout" në Laç.

Që prej oreve të para të mëngjesit, qindra besimtare të ardhur nga qytete të ndryshme të shqipërisë ju drejtun këtij vendi të shenjtë.

Kisha e Laçit ka bërë mrekulli të shumta ndaj dhe kanë shumë besim, ndërsa lutjet e tyre shkojnë për shëndet dhe harmoni familjare thonë qytetaret.

“Këtu e kemi besimin të gjithë ne, sepse fëmijët tani nuk i kemi në dorë se kanë ikur jashtë shtetit. Erdha këtu që t’i hapen rrugët se ka aplikuar për vizë”

“Vi shpesh këtu. Kam besim të madh, se janë bërë mrekulli pikërsht këtu dhe është vend i shenjtë”

“Sivjet ka ka ruajtur, na i ka pritur rreziqet, na ka ruajtur fëmijët se i kemi në kurbet prej hallit. Ka dasht’ Zoti me na ndihmu, dhe ju ndihmohtë edhe Ju o Zot”

Numri i lartë i besimtarëve që vinë në këtë vend të shenjtë tregon qartë se ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe njerezit kanë shumë besim dhe shprese thoto Moter Mira Koleci.

Motër Mira Koleci, misionare e Klerit Katolik: Mjafton të shikosh numrin e lartë të besimtarëve, dhe vizitorëve, atëherë flet vetë e gjithë kjo. Pasi përderisa vijnë të gjithë këtu, domethënë që ka diçka që i shtyn ata brenda. Dhe nganjëherë unë kam një pjesë shumë të fortë të Ungjillit që thotë: Feja e të tjerëve ndihmon dhe ata që vijnë për kuriozitet këtu. Sepse jo të gjithë vijnë se kanë një besim, por vijnë edhe për të parë. Dhe jam e bindur se dhe të tjerët kjo i bën të tjerët që të vihen në mendime se çfarë ka këtu? Ka diçka!

Pelegrinët çdo të martë në 13 të tilla i drejtohen Kishës deri më 13 qershor, ditën ku dhe kulmon përfundimi i këtij pelegrinazhi të përvitshëm.

Për mbarvajtjen e ritualit fetar janë hartuar një plan masash nga policia në bashkëpinim me Bashkinë e Kurbinit.

EMISIONET