Daniel Serwer: Amerika është në telashe, Trump e ka dobësuar brenda dhe jashtë vendit
Në një intervistë për emisionin "Ora e Betit" në Ora News, analisti i njohur amerikan i politikës së jashtme, Daniel Serwer, ka dhënë një panoramë kritike të situatës aktuale në SHBA, duke deklaruar se vendi po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike dhe politike si pasojë e vendimeve të administratës Trump.
" Amerika është në telashe. Është në telashe ekonomikisht. Është në telashe në luftën në Iran. Është në telashe brenda vendit sepse po luftojmë me njëri-tjetrin. Pra, nuk është një moment i mirë për Amerikën. Amerika, ajo e filmit Amerika, nuk është aty për momentin. Nuk është qytet llamburitës mbi kodër. Dhe do të duhet ende kohë para se t'i zgjidhim problemet tona.
Jo, nuk po funksionon. Dhe ai e ka bërë Amerikën të dobët. Ai e ka dobësuar Amerikën, veçanërisht me luftën në Lindjen e Mesme, me dështimin për t’i dalë në mbrojtje Ukrainës kundër Rusisë. E ka dobësuar Amerikën edhe brenda vendit, sepse njerëzit e pasur po pasurohen edhe me shumë dhe njerëzit që punojnë nuk janë në gjendje të mbijetojnë. Pra, jo, kjo nuk është një Amerikë që është bërë përsëri madheshtore, aspak. Unë jam i njëanshëm politikisht.. Natyrisht që nuk kam votuar për Donald Trumpin. Por mendoj se është një fakt objektiv që inflacioni është më i lartë, papunësia është më e lartë. Amerikanët nuk e miratojnë këtë administratë për vendet e punës, për ekonominë, për taksat, madje edhe për imigracionin. Nuk ka asnjë çështje madhore për të cilën të ketë më shumë se 50% miratim në këtë moment. Pra, ne jemi të pakënaqur brenda vendit dhe pozita jonë në botë — nuk do ta quaja katastrofike — por sigurisht nuk është e mirë. Iranianët tani kontrollojnë Ngushticën e Hormuzit. Çmimet e naftës do të mbeten të larta për muaj të tërë, në mos për vite me radhë. Ata vazhdojnë të reklamojnë se një marrëveshje është gati të arrihet, por për sa ditë mund të thuash kete gjë dhe kjo të mos jetë e vërtetë? Nuk e di, ndoshta vertet ka një marrëveshje që është gati të arrihet, por nëse ka, do te jete nje marrëveshje e vogël. Nuk do të sjelle lehtësim të menjëhershëm.
E dini, gjëja e mirë e zgjedhjeve amerikane është se nuk e dini rezultatin deri pasi të kenë përfunduar. Prandaj parashikimet e mia nuk vlejnë shume ne kete moment. Megjithatë, do të thoja këtë, nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër... Mendoj se demokratët do të fitonin përsëri si Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe Senatin, por nuk do të mbahen nesër, dhe republikanët po përpiqen me shumë agresivitet të rishkruajnë kufijtë e zonave zgjedhore, Dhoma jonë e Përfaqësuesve zgjidhet sipas distrikteve dhe jo sipas një sistemi proporcional. Dhe kjo mund të krijojë një mjedis shumë të vështirë për demokratët.
Epo, SHBA janë shumë më pak të përkushtuara ndaj rendit boteror. Donald Trump është shumë i qartë për këtë. Ai dëgjon vetëm mendjen e vet. Dhe kjo do të thotë se ai nuk i kushton vëmendje rendit boteror dhe per pasojë ai rend po dëmtohet. Per mendimin tim, kjo nuk është në interesin e Amerikës, por per riparimin e dëmit që tashme është bërë ndoshta do të duhet një gjenerate e tere", u shpreh Serwer.
Ndiqni emisionin e plote:


