Kori i TKOBAP këndon shqip në Itali mes koreve të njohura evropiane.

Kori i TKOBAP këndon shqip në Itali mes koreve të njohura

Në kuadër të edicionit të 36-të të Festivalit të Kantos në Savigliano, Itali, Kori i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, solli për publikun italian perlat e muzikës shqiptare, duke përfaqësuar me dinjitet kulturën dhe traditën tonë muzikore.

Në këtë festival, ku morën pjesë kore të njohura nga Roma, Milano dhe Torino, artistët e TKOBAP-së u pritën me entuziazëm nga publiku, duke përcjellë përmes tingujve të gjuhës shqipe identitetin dhe pasurinë e muzikës sonë kombëtare.

Mbrëmja u përmbyll me interpretimin e përbashkët të “Va, pensiero”, duke krijuar një moment të veçantë bashkimi artistik mes pjesëmarrësve.

EMISIONET