Kongresi i Berlinit, si ndryshoi fizionomia e Ballkanit

Kongresi i Berlinit, si ndryshoi fizionomia e Ballkanit

Më 13 korrik 1878 Kongresi i Berlinit përfundoi me vendime fatale për të drejtat e popullit shqiptar.

Kongresi kishte nisur që më 13 qershor 1878, pas krizës ruso-turke për të rishikuar Traktatin e Shën Stefanit. Në këtë kongres ishin shtatë shtetet më të fuqishme të kohës: Gjermania, Anglia, Austro-Hungaria, Rusia, Franca, Italia dhe Turqia.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes famëkeqe mes Rusisë e Turqisë, Shqipërisë nuk iu njoh asnjë e drejtë territoriale. Në mbrojtje të trojeve shqiptare, u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e cila në programin e vet parashihte bashkim e katër vilajeteve në një të vetëm, me qëllim për të mbrojtur trojet etnike.

Në tryezën e bisedimeve në Berlin u legjitimua copëtimi i trojeve shqiptare. Plava, Gucia dhe më pas Ulqini iu dhanë Malit të Zi si dhe u njohën pretendimet e serbëve për Nishin, Pirotin, Toplicën dhe Vranjën. Greqia zgjeronte territorin nga Narta deri në Kepin e Stillos. Duke mos marrë në konsideratë aspiratat e popujve ballkanike, Kongresi i Berlinit hodhi themelet për krizat e ardhshme në rajon.

EMISIONET