Hegel: Poezia është arti universal i shpirtit të vetë-çliruar

Hegel: Poezia është arti universal i shpirtit të

Në veprën e tij monumentalë “Vorlesungen über die Aesthetik”, Hegel e koncepton poezinë jo thjesht si një shprehje artistike, por si një formë superiore të shpirtit të lirë.

Sipas tij, poezia nuk lidhet me materialitetin apo me botën konkrete në mënyrë të drejtpërdrejtë; ajo nuk kërkon objektin fizik për të ekzistuar apo për të prodhuar efekt estetik.

“Poezia është arti universal i shpirtit të vetëçliruar, jo i lidhur me materialin e jashtëm shqisor për realizimin e saj, por që lëviz vetëm në hapësirën e brendshme dhe kohën e brendshme të ideve dhe ndjenjave.”

Kjo perspektivë e Hegelit thekson se poezia është një fenomen i brendshëm, një lëvizje e vetëdijes dhe e emocioneve që nuk kërkon përkthim në gjuhën e realitetit material për t’u kuptuar.

Ajo ekziston si një hapësirë intime ku ideja dhe ndjenja bashkëveprojnë dhe krijojnë një univers të brendshëm, që është i përjetshëm dhe i pavarur nga kufizimet e kohës dhe hapësirës fizike. Në këtë kuptim, poezia bëhet një formë e vetë-shprehjes absolute, ku shpirtërorja dhe artistike bashkohen në mënyrë harmonike.

Një element kyç që Hegeli nënvizon është autonomia e poezisë: ajo nuk përmbahet nga nevoja për të imituar botën e jashtme, as nga ligjshmëritë e materialitetit.

Përkundrazi, ajo përdor fjalën, ritmin dhe figurën si mjete për të udhëtuar brenda botës së ideve dhe të emocioneve. Në këtë mënyrë, poezia bëhet një dritare drejt thellësive të shpirtit, një mënyrë për të kapur atë që nuk mund të shprehet përmes përvojës fizike, por që ekziston si një realitet shpirtëror i pakufizuar.

Hegel na sfidon të kuptojmë poezinë si një lloj meditimi estetik, ku çdo varg dhe çdo figurë është një reflektim i brendshëm i shpirtit, një përpjekje për të shprehur të pakapshmen, të brendshmen, të përjetshmen. Ajo nuk është thjesht një imitim i natyrës apo një regjistrim i realitetit, por një akt shpirtëror i lirë, një ekspresion i të brendshmes së qenies njerëzore, që e përçon lexuesin në dimensione të reja të përvojës dhe të kuptimit.

EMISIONET