Hapet sezoni turistik/ Në Velipojë qindra qytetarë marrin pjesë në festime
Qindra qytetarë u bashkuan në hapjen zyrtare të sezonit turistik në Velipojë. Zona atje u bë plazhi i parë publik në vend që hapi sezonin këtë vit, me shpresën se ky do të jetë një vit i suksesshëm që do të tërheqë qindra vizitorë vendas dhe të huaj!
Velipoja u bë plazhi i parë në vend që çeli zyrtarisht sezonin turistik.
Lojëra sportive në rërë dhe festa të organizuara me rininë ishin kryefjalë e kësaj dite ku të pranishëm ishin dhjetra pushues.
Në mbrëmje festa u zhvendos në sheshin qëndror të plazhit ku muzika e përzgjedhur e këngëtarëve shkodranë dhe të ftuarve special Bruno dhe Klajdi zgjati deri në mesnatë.
Një vit më parë Velipoja njohu bum turistësh me një rritje prej 30%, shifër që këtë vit synohet të tejkalohet.
Ky është plazhi më i madh në veri me nje vijë bregdetare prej 14 km.