Çelet sezoni turistik në Maliq me aktivitete të veçanta të mbajtura në Pyllin e Fazanëve

Çelet sezoni turistik në Maliq me aktivitete të veçanta

Është çelur sezoni turistik në Maliq me aktivitete të veçanta të mbajtura në Pyllin e Fazanëve.

Të shumtë kanë qenë banorët e zonës që kanë marrë pjesë në hapjen e siparit turistik, duke përfituar dhe nga dita pushim e 1 Majit.

Vet ata tregojnë se vitet e fundit turizmi në këtë krahinë është zhvilluar, duke vlerësuar dhe Pyllin e Fazanëve si një nga me te rëndësishmit si sajt turistik.

Te shumta janë arsyet pse turistët duhet të vizitojnë Maliqin, thotë drejtori i trashëgimisë kulturore dhe turizmit.

Një nga premtimet e bëra së fundmi nga kryetari aktual i bashkisë së Maliqit është dhe kthimi i fshatit Kolanec në një fshat turistik, i njohur si fshati i gurtë i Maliqit.

EMISIONET