Fieri humbet ikonën e Estradës/ Pas më shumë se 50 vitesh në skenë, ndahet nga jeta mjeshtri i humorit Todi Llupi

Fieri humbet ikonën e Estradës/ Pas më shumë se 50 vitesh

Arti shqiptar ka humbur një prej figurave më të dashura të humorit. Aktori dhe humoristi i njohur fierak, Todi Llupi, është ndarë nga jeta duke lënë pas një karrierë të gjatë dhe një trashëgimi të çmuar në skenën shqiptare.

Për më shumë se pesë dekada, Llupi u bë pjesë e kujtesës së publikut përmes roleve të tij karakteristike, humorit të hollë dhe mënyrës së veçantë të interpretimit të personazheve myzeqare.

Ai u bashkua me Estradën e Fierit në vitin 1971, ku ndërtoi një karrierë të spikatur artistike dhe u kthye në një nga emrat më të njohur të humorit të kësaj trupe. Krahas skenës teatrale, ai interpretoi edhe në disa filma artistikë, duke zgjeruar kontributin e tij në kinematografinë shqiptare.

Publiku do ta kujtojë Todi Llupin për rolet autentike, karakteret plot jetë dhe lidhjen e fortë që krijoi me spektatorët ndër vite.

Në vitin 1989, ai u vlerësua me titullin “Artist i Merituar” për kontributin e tij në art dhe kulturë.

EMISIONET