VIDEO/ EtnoArtGallery në Korçë, udhëtim në identitetin dhe trashëgiminë kulturore shqiptare

VIDEO/ EtnoArtGallery në Korçë, udhëtim në

“Shtëpia e Kujtesës”, e vendosur në zemër të Pazarit të Vjetër të Korçës, sjell për vizitorët koleksione me kostume autentike, objekte të rralla dhe elementë të traditës, duke përcjellë historinë e jetës së dikurshme në qytet dhe në fshat.

Kryeministri Edi Rama ndau momente nga EtnoArtGallery – “Shtëpia e Kujtesës” në Korçë, një hapësirë që ruan dhe promovon objekte me vlera të trashëgimisë historike dhe kulturore shqiptare.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama vlerësoi këtë hapësirë si një vend ku tradita vijon të jetojë përmes ruajtjes dhe promovimit të vlerave të trashëgimisë.

“Në zemër të Pazarit të Vjetër të Korçës, EtnoArtGallery – ‘Shtëpia e Kujtesës’ ruan dhe rrëfen historitë e një kohe që vazhdon të jetojë përmes traditës”, shkroi Rama.

Sipas tij, kostumet tradicionale, objektet e rralla dhe detajet e ekspozuara sjellin atmosferën e jetës së dikurshme dhe ofrojnë një udhëtim në kujtesën dhe kulturën shqiptare.

EtnoArtGallery – “Shtëpia e Kujtesës” është kuruar nga kostumografja Lirika Pojani, ku çdo element i ekspozuar përcjell histori dhe dëshmi të trashëgimisë kulturore shqiptare.

EMISIONET