Dëshmitë e Holokaustit në Varshavë/ Ekspozohen artefaktet e rralla: Gjetje që gdhendën mjerimin, sëmundjet, urinë, dhunën!
Artefakte nga jeta e hebrejve janë ekspozuar në Varshavë të Polonisë së 80 vjetorin e asaj që njihet si kryengritjes së Getos kundër nazismit! Rrobat e djegura të fëmijëve dhe enët e thyera kanë mbetur si dëshmi!
Në Varshavë është mbajtur një ekspozitë me artefakte të gjetura nga vendi ku u izoluan dhe u vranë me mijëra hebre. “Kujtesa 1943” u organzua me rastin e 80-vjetorit të përkujtimit të Kryengritjes së Getos së Varshavës, kur luftëtarët hebrenj u rebeluan kundër nazizmit.
Këpucë të djegura të fëmijëve! Enë të copëtuara, dëshmitare se diçka e papritur i ndodhi familjes që i përdorte!
Artefaktet e rralla!
Gjetje që gdhendën mjerimin, sëmundjet, urinë, dhunën!
Dëshmitare të asaj që përejtuan mbi 450 mijë hebrenjve përjetuan pas pushtimit të Polonisë nga gjermania naziste gjatë luftës së dytë botërore
Këto materiake të zbuluara në distriktin hebre, I njohur dhe si getoja e Varshavës janë ekzposuar nën titullin “Kujtesa 1943”
"Varshava nuk është vetëm një qytet, por dy: një që ne shohim dhe një tjetër atje poshtë, nën tokë. Dhe këto janë, si të thuash, zëra nga qyteti i varrosur, që thërrasin nga poshtë këmbëve tona ,- u shpreh kuratori Jacek Konik.
Mordechai Anieleëicz, i cili udhëhoqi Organizatën Luftarake Hebraike koordinoi përpjekjet për të kontrabanduar armë në geto dhe për të trajnuar luftëtarët.
Kryengritja zgjati për gati një muaj, me ZOB dhe grupe të tjera të rezistencës që u përballën kundër forcave jashtëzakonisht superiore gjermane.
Por pavarësisht trimërisë së tyre, luftëtarët e getos u mundën përfundimisht nga nazistët, dhe banorët e mbetur ose u vranë ose u deportuan në kampet e përqendrimit.
Ekspozita u organizuar në galerinë Kordegarda në partneritet me Muzeun e Getos së Varshavës dhe do të qëndrojë hapur deri më 7 Maj 2023.