FOTO/ Gazetari i “Wall Street Journal” del në gjyq, shfaqet për herë të parë pas arrestimit në Rusi

FOTO/ Gazetari i “Wall Street Journal” del në gjyq, shfaqet

Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich është paraqitur në një sallë gjyqi në Rusi për seancën e tij të apelit kundër paraburgimit të tij.

Gazetari, i cili po mbahet në burgun famëkeq Lefortovo në Moskë, u akuzua zyrtarisht për spiunazh muajin e kaluar.

Ai po mbahet në paraburgim dhe nëse shpallet fajtor do përballet me 20 vjet burg. Kjo është hera e parë që Gershkovich shfaqet që kur u arrestua.

Rasti sot në gjyq ka të bëjë me paraburgimin e tij dhe jo me “substancën e akuzave të tij”.

“Për momentin, zoti Gershkovich po përpiqet të marrë masa alternative të paraburgimit".

FOTO/ Gazetari i “Wall Street Journal” del në gjyq, shfaqet

gazetari evan gershkovich

EMISIONET