Bienalja e arkitekturës në Venecia, Shqipëria përfaqësohet në edicionin e 18-të nga një grup të rinjsh

Një grup të rinjsh do të përfaqësojnë Shqipërinë në edicionin e 18 të Bienales së Arkitekturës në Venecia. Tema e këtij viti është “Laboratori i së ardhmes’ ndërsa në projektin e tyre të rinjtë kanë përfshirë edhe elementë të identitetit shqiptar.

Në Bienalen e Arkitekturës në Venecia Shqipëria për herë të parë do të përfaqësohet nga një grup të rinjsh.

Era Mërkuri e Martin Gjoleka bashkë më disa të rinj të tjerë shkojnë me projektin “Përsiatje të pakohë ose si të mësojmë të jetojmë në realitete të sintetizuara”.

Në punën e tyre nuk do të mungojnë elementët e identitetit shqiptar pasi ata kanë marrë rastet e dy hapësirave publike të kryeqytetit, Stadiumin Dinamo dhe Liqenin Artificial.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti njoftoi se prezantimi i pavijonit shqiptar që këtë vit në Bienale ka një hapësirë më të madhe do të bëhet në 19 Maj.

Tema e edicioni të 18 do të jetë “Laboratori i së ardhmes”.

Bienalja e Arkitekturës në Venecia do të jetë e hapur për publikun deri në 26 nëntor të 2023-shit.

EMISIONET