Vaanmed konferencë për laserat, aktiviteti bëri bashkë kompanitë më prestigjioze

Vaanmed ka zhvilluar në Tiranë konferencën më të madhe rajonale të laserave të estetikës dhe kirurgjisë. Shtatë lektorë të njohur italianë ndajnë eksperiencën e tyre ndërkombëtare ndërsa rreth 300 pjesëmarrës të fushës së DermoEstetikës dhe Mjekësisë u njohën me risitë e fundit teknologjike të laserave.

Konferenca më e madhe rajonale e laserave për dermo estetikën dhe kirurgjinë u zhvillua këtë maj në Tiranë nga Vaanmed.

Aktiviteti bëri bashkë kompanitë më prestigjioze ndërkombëtare të laserave.

Për dy ditë lektorë të njohur nga Italia ndan eksperiencat e tyre dhe dhanë informacion mbi ristitë e fundit teknologjike të laserave.

Dorina Shamo, Drejtuese e Vaanmed tregon qëllimin e kësaj konference.

Aktiviteti dy ditor përveç orëve të teorive rëndësi i kushtonte edhe praktikës.

Dermatolog, Kirurgë, Gjinekologë, ORL, Kirurgë Plastikë u njohën me produktet inovative.

Vaanmed, distributor i kompanive më të njohura të laserave operon prej vitit 2019 në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut.

EMISIONET