Kthehen protesta të dhunshme në Athinë
Athina është përfshirë nga protestat e dhunshme. Kundër masave shtrënguese ekonomike, kundër negociatave dhe marrëveshjes me kreditorët ndërkombëtarë, 40 persona të maskuar kanë hedhur bomba me benzinë, gurë dhe sende të tjera të rrezikshme në drejtim të forcave policore.
Protestuesit e revoltuar gjithashu i vunë flakën një autobusi, duke e shkrumbuar plotësisht.
Në përpjekje për të ndalur dhunën dhe stabilizuar situatën, policia iu përgjigj më gaz lotsjellës turmës së mbledhur jashtë ndërtesës së universitetit politeknik në athinë, zonë e banuar nga artisë, bohemë e intelektualë.
Sipas mediave vendase, gjithçka nisi kur turma e demonstruesve u përpoq të ndalonte autobusin dhe detyroi pasagjerët të zbresin.
Më herët të shtunën një tjetër protestë u mbajt në athinë, jashtë ambasadës gjermane.
Paqësisht grekët protestuan kundër qëndrimit të ashpër të berlinit në lidhje me negociatat mes Greqisë dhe huadhënësve.
Kurse muajin e kaluar qindra demonstrues pushtuan ndërtesat publike, duke tentuar edhe pushtimin e parlamentit për lirimin e anëtarëve të burgosur të një grupi marksist.
[caption id="attachment_519438" align="alignnone" width="700"]
Ne foto: Zjarrefikesit duke fikur autobuzin e vene ne flake nga protestuesit[/caption]
[caption id="attachment_519439" align="alignnone" width="500"]
Ne foto: Protestuesit ne Athine duke hedhur bomba molotov[/caption]
/Oranews.tv/
