Kosovë, hapen qendrat e votimit në veri
Në veri të Mitrovicës, është hapur një qendër votimi dhe sipas mediave në Kosovë tani për tani gjithçka është qetë dhe qytetarët kanë filluar të hedhin votat e tyre për të preferuarit.
Sipas mediave, në hyrje për në Mitrovicë janë vendosur forca të mëdha të karabinierëve italianë të cilët po përkujdesen për rend dhe siguri në atë pjesë ndërsa vihet re edhe një prani e policisë së Kosovës.
Gjithashtu sipas mediave në Kosovë ajo që vërehet në brendësi të qytetit të Mitrovicës janë pllakatet e shumta me mbishkrim për bojkot të këtij procesi zgjedhor.
