Data e zgjedhjeve të ardhshme mblodhi sot (4 shtator 2020) krerët e politikës në zyrën e Ilir Metës. Demokratët dhe socialistët kanë dhënë propozimet e tyre por kryeministri Edi Rama ka përjashtuar vetëm datën 2 maj.

Edhe pse kishte 60 minuta në dispozicion, Edi Rama shfrytëzoi vetëm 15 minuta. As kafja dhe çaji i ofruar nga i Zoti i shtepisë nuk arritën ta çtensiojnë kryetarin e PS.

Edhe mbi fytyrë kishte vendosur maskë, ai nuk arriti dot ta shmangte parehatinë në zyrën e Presidentit.

Ndryshe nga kundërshtari politik, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi, u tregua më miqësor me Presidentin dhe stafin e tij.

Surpriza e këtyre konsultimeve të Presidentit, ishte Monika Kryemadhi, e cila për herë të parë i shkoi Ilir Metës në një takim zyrtar si kryetare e LSI-së.

Kur do mbahen zgjedhjet?

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, sipas burimeve të Rtv Ora, Kryeministri caktimin e datës së zgjedhjeve ja ka lënë në dorë Ilir Metës, me kushtin e vetëm që mos të jetë e diela e parë e  majit, e cila përkon me Pashkën Ortodokse.

Ndërsa Lulzim Basha nuk preferoi të fliste me datë konkrete para gazetarëve, por opozita e bashkuar bie dakord që zgjedhjet paralamentare të mbahen sa më shpejt.

Lulzim Basha: Shumica absolute e shqiptarë kërkojnë zgjedhje dhe zgjidhje sot, jo nesër. Për ne e rëndësishme është që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm.

LSI ka vendosur të respektojë çdo datë të Presidentit Meta, ndërsa për 2 majin bie dakord me Ramën.

Monika Kryemadhi: Ditët e Zotit janë ditët e Zotit, zgjedhjet duhet të ishin bërë që para dy viteve.

Më të qartë ishin aletatët e Lulzim Bashës, të cilët i kanë kërkuar Presidentit të dekretojë të dielën e parë të periudhës zgjedhore.

Arian Madhi: Të dekretohet si datë zgjedhjesh data 18 prill si data më e afërt.

Shpëtim Idrizi: Vendi prej një kohe të gjatë është në një krizë të thellë politike, institucionale dhe ekonomike.

Kreu i Shtetit ka të drejtë të zgjedhë një nga të dielat e periudhës 15-prill- 15 maji për të çuar vendin në zgjedhje parlamentare.

 Sipas Kushtetutës, Meta duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve 9 muaj para afatit të përfundimit të mandatit të Parlamentit.

Ora 12:53 Kryemadhi: LSI do zbatoje cdo dekret te presidentit

Para gazetarëve Kryemadhi tha se LSI do të zbatojë do vendim dhe dekret të presidentit që është kushtetues

Monika Kryemadhi: ‘’Për LSI, zgjedhjet duhet të ishin bërë para dy vjetësh, jemi shumë vonë. Nuk mendoj që është çështje date, është çështja e dhënies shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur të lirë, për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe për t’I dhënë shansin dhe mundësinë shqiptarëve për të qenë një orë e më parë të jenë anëtar të BE.

I bëmë të qartë presidetit që LSI do të zbatojë çdo vendim dhe dekret të presidentit që është kushtetues dhe do marrë pjesë në çdo proces zgjedhor, i cili do t’i garantojë shqiptarëve qeverisjen e ardhshme, atë qeveri europiane për të cilën kanë aspiruar prej shumë kohësh.

Sot është situata ekonomike në Shqipëri, mungesa e mundësisë për të rinjtë dhe të rejat për t’u punësuar. Ka me qinda dhe mijëra studentë, të cilët po lenë studimet dhe shkollat, dhe po largohen për shkak të varfërisë. Mjekët dhe infermierët të cilët janë në kushte të tmerrshme në spitale, sepse qeverisë sonë, nuk i leverdis të shkurtojë administratën dhe kabinetin e kryeminstrit, për të shtuar numrin e mjekëve dhe sanitareve në spitale. Zvarritja sa më shumë e këtij procesi, do të jetë kosto shumë e madhe për qytetarët shqiptarë. Ne na duhet përmbysja e një sistemi i kalbur dhe për të ndërtuar një sistem të ri.


Ora 12: 30 Basha: Sa me shpejt

Në prononcimin për median Basha tha se rendesi kishte që zgjedhjet të mbaheshin sa më parë.

Lulzim Basha: ‘’Shumica absolute e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot, jo nesër. Ata duan zgjidhje sepse janë të lodhur nga propaganda, dështimet dhe mashtrimet. Qytetarët kanë nevojë urgjente për punë, bizneset kanë nevojë urgjente për mbështetje. Mjekët, infermierët kanë nevojë për rritje pagash, për kushte dinjitoze për t’u përballur me kolapsin shëndetësor që është bërë më i dukshëm për shkak të pandemisë.

Ne ora 12:00 – Kryetari i PD-se Lulzim Basha mberrin ne presidence.

Ora 11: 24 Me maskë të zezë, Rama takon Metën

I vetmi me maskë kryeministri Edi Rama ishte në presidencë në takimin e thirrur nga presidenti për datën e zgjedhjeve.

Burimet nga presidenca bejne me dije se Rama i është shprehur presidentit se ishte gati për zgjedhje në çdo datë, përveç 2 majit që janë Pashket ortodokse

Takimi nuk zgjati shumë vetëm disa minuta dhe Rama u largua sërish me makinë pa dhënë asnjë prononcim për median e instaluar tek presidenca sot.

Kryeministri Edi Rama mbërriti në presidence i shoqëruar nga Taulant Balla.

Ora 11:00 PR e PAA: Më 18 prill, PDIU e PBDNJ: Sa më shpejt
Takimet kane nisur qe ne oren 09:30 minuta dhe do vazhdojne deri pasdite vone. Ajo çka vihet re është se të gjitha partitë janë dakord që data e zgjedhjeve të jetë më e afërta pikërisht 18 prilli.

PAA: Zgjedhjet me 18 prill
Partia Agrare Ambientaliste , me përfaqësues Arben Tafaj prozon 18 prillin

“18 prilli është datë e përshtatshme pasi maji është periudhë e jo e përshtatshme dhe shumë shqiptarë largohen jashtë për të punuar.Ndërsa 18 prilli përkon mes dy Pashkëve.

Ne foto:Arben Tafaj ne takim me presidentin per konsultimet per daten e zgjedhjeve

Dule: Sa me shpejt

Ora 10:30 Në Presidence ndodhen dhe Vangjel Dule i PBDNJ-se dhe Dashamir Shehi.

Kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule i ka propozuar presidentit datën më të shpejtë.

Vangjel Dule ne prononcim per median: Vlerësojmë ftesën e presidentit ndaj forcave politike për të disktuar datën e zgjedhjeve si akt përgjegjshmërie. Nga këndvështrimi im situata realiteti politik kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve me procedurën më të shpejtë dhe në kohën më të mirën e mundshme. Daten me te shpejtë të mundshme konform legjislacionit.

Ne foto:Vangjel Dule ne takim me presidentin per konsultimet per daten e zgjedhjeve

Ne foto: Dashamir Shehi duke hyre ne presidence

Ora 10:10 PR propozon 18 prillin

Partia Republikane propozon 18 prillin. Perfaqesuesi i PR-se Arjan Madhi pas takimit me Metën u shpreh: “Do të jemi pjesëmarrës në cdo tryezë që do të adresojë përshtatjen e Kodit Zgjedhor me ndryshimet kushtetuese që sollën të re listat kushtetuese do të jenë të hapura. Cdo përpjekje tjetër që do të mund të fusë axhendë tjetër do të kërkonte dakordësinë politike të këshillit politik.”

Ne foto: Arjan Madhi ne takim me presidentin per konsultimet per daten e zgjedhjeve


Idrizi: Data te jetë sa më e afërt

Ora 09: 57 Ne nje prononcim per median, kreu i PDIU-se, Idrizi tha se kishte propozuar datën më të shpejtë.

“Shprehëm qëndrimin se duhet të jetë data më e shpejtë që e parashikon Kushtetuta, pasi vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike dhe sociale”.

Ne ora 09: 40 – Në presidencë mbërriti kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi. Më pas ishin edhe përfaqësuesi i PR-se, Arjan Madhi dhe kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka.

Ne foto: Shpetim Idrizi ne takimin me presidentin



Takimet e tjera

Ora 17:30 – Në presidencë është e ftuar Rudina Hajdari.

Sipas Kodit Zgjedhor data e zgjedhjeve duhet të shpallet 9 muaj para mbarimit të mandatit të kuvendit aktual.
Ndërkaq, ambasadorja e SHBA përmes një shkrese dërguar partive kryesore u kërkon forcave politike ti bëjnë veting kandidatëve të cilët duhet të jenë me integritet moral. Sipas saj liderët e partive janë përgjegjës për përzgjedhjen e tyre.