Një ditë pas shpërthimit në Vlorë, vijon puna për rrëzimin e komleksit “Jon”

Një ditë pas shpërthimit në Vlorë, vijon puna për

Mjetet e rënda të INUK-ut kanë vazhduar gjatë gjithë natës për rrëzimin e kompleksit “Jon” në Vlorë, e cila nuk u shemb por i qëndroi shpërthimit.

Katër mjete të rënda po punojnë për rrëzimin e godinës ndërsa policia e rendit si dhe forcat e FNSH-së vazhdojnë të mbajnë të rrethuar territorin deri sa të shembet tërësisht godina.

Sipas drejtorit të INUK ut Dajti, mendohet se me punën që po kryhet godina pritet të shembet brenda ditës së sotme.

Konstruksioni me hekur të dendur si dhe montimi i dinamitit në një sasi më të pakët në këtë godinë(pasi rrezikoheshin shtëpitë ngjitur) bëri që kjo godinë të mos shembej totalisht.

“Por nuk do të pushojmë asnjë çast deri sa të rrezohet kjo godinë, u shpreh Dajti jashtë kamerave.

Pasi të rrëzohet godina forcat e INUK-ut do të bëjnë të mundur largimin e inerteve të cilat në këtë zonë bllokojnë edhe rrugën kryesore .

EMISIONET