Socialistët për të hequr koalicionet parazgjedhore dolën kundër jo vetëm Preisdentit Ilir Meta, por edhe Bashkimit Europian. Pavarësisht se eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varherly i kërkoi drejtpërdrejtë Edi Ramës që të presë opinionin e Venecias dhe më pas të rivotojë kodin, kryeministri preferoi të vendoste mbi interesin e PS.

Tirane- Ndërsa Rama po fliste nga aeroporti i Rinasit se parlamenti nuk do të priste komisionin e Venecias, në të njëjtën gjatësi vale Komisioni i Ligjeve, i zhvilluar online, rrëzoi dekretin e Kreut të shtetit për t’i hapur rrugë të enjten në parlament.

Lexo dhe: Rama ka folur me Varhelyi dhe ia ka thënë troç: Parlamenti nuk pret asnjë sekond

Pesëmbëdhjetë deputetë votuan kundër ndërsa pro votuan 2 deputetë, Korab Lita dhe Adriatik Alimadhi.

Në 81 faqe argumenta të Presidentit, socialistët kanë dalë në përfundim se qëndrimi i Ilir Metës është vetëm emocional dhe nuk bazohet në kodin Zgjedhor.

Argumentat e presidentit që heqja e koalicioneve parazgjedhore është një lëvizje e Ramës për të dëmtuar opozitën e bashkuar, pranohet edhe nga socialistët, por duke nënvizuar se garantonte konkurrueshmërinë.

Të enjtën në seancë planare, mazhoranca sëbashku me votat e deputetëve të pakicës do të rivotojnë edhe njëherë Kodin Zgjedhor pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias.

Meta i kërkoi të prisnin Venecian
Para se të niste mbledhja e komisioinit te ligjeve, Presidenti Ilir Meta iu drejtua me një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë të priste opinionin e Komisionit të Venecias.

Gjate mbledhjes Këshilltari i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj tha se çdo ndryshim përbën një cënim të pastër të rregullave të lojës dhe se cënonte marrëveshjen e 5 qershorit.