Kina feston Vitin e Ri
Miliona njerëz në Azi, kanë nisur tashmë festimet e vitit të ri hënor, ose atij që njihet ndryshe si Viti i Ri kinez, festa më e rëndësishme për aziatikët.
Viti i Ri kinez ka nisur në Kinë në mesnatë mes fishekzjarreve dhe zbukurimeve karakteristike të kësaj feste. Ky do të jetë i gjarprit, sipas astrologjisë kineze duke lënë pas vitin e dragoit.
Kjo festë mesa duket ka mbledhur në kinë rreth 200 milionë persoan të cilët kanë udhëtuar nga vendet e tyre rë emigritmit përt tiu basghkuar familjeve të tyre.
Kjo lëvizje massive është konsideruar si emigrimi më i madh i personave në tokë. Ky emigrim masiv i personave është shtuar nga viti në vit, duke sjellë për ekonominë kineze, mrekullinë e ditëve të viti të ri.
Festa do të vijojë edhe në javët në vazhdim ndërsa zyrat qeveritare dhe buzneset do të jenë të mbyllura.
Viti i gjarprit ka një reputacion të dyfishtë në kinë, pasi ai është i lidhur me bukurinë dhe inteligjencën, por gjithashtu edhe me krenari dhe inat.
Viti i ri kenez vjen në ditën eparë të muajit të parë të kalendarit hënor, ndërsa në zodiakun kinez janë 12 kafshë sipas të cilat përcaktohen edhe vitet.
Ende nuk dihet se përsa janë zgjedhur këto kafshë për të simbolizuar vitet, por legjendat vednase thonë se janë 12 kafshët të cilat u vunë në garë për të arritur parajsën
