Kim, gati për të rikthyer format
Duket se bukuroshja Kim Kardashian ka filluar ti kushtojë më shumë vëmendje trupit të saj, pas lindjes së vajzës North.
Bukuroshja, tashmë e shndërruar në një bionde, është fotografuar duke dalë nga shtëpia e saj në Beverly Hills e veshur me një palë pantallona ngjyrë të gjelbër dhe një këmishë të bardhë.
Çfarë ka rënë në sy është një trup elegant duke na lënë të kuptojmë që Kim po punon shumë më kthimin e formave të dikurshme.
E konsideruar si një nga femrat më seksi, Kim gjatë shtatzënisë kishte shtuar peshë në mënyrë të pakontrollueshme duke u bërë objekt diskutimi për muaj me radhë.
