Kelly Clarkson martohet!

Fituesja e “American Idol” shumë vite më parë por njëkohësisht dhe këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Kelly Clarkson, më në fund ka lidhur jetën e saj me martesë me të fejuarin Brandon.

Çifti i cili kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë dhjetorin e vitit të kaluar, u martuan ditën e djelë të fundjavës së shkuar. Kjo dasmë u bë në mënyrë të fshehtë dhe larg syve të mediave, ashtu sic Kelly paralajmëroi në intervistat e saj të mëparshme. Të vetmit të ftuar ishin Savannah dhe Seth, dy fëmijët e Brandon nga martesa e tij e dikurshme.

Savannah dhe Seth bashkëjetojnë së bashku me babain e tyre dhe Kellyn për një kohë të gjatë, dhe kjo e fundit është shprehur shumë e kënaqur nga jetesa me ta, si dhe ka rrëfyer se është ndjerë mirë në rolin e nënës. Por ditën e djeshme krijuesja e hitit `Stronger` ka postuar disa fotografi të dasmës në rrjetin social twitter.

Në fotografinë e parë shfaqet Brandon duke puthur bashkëshorten e tij dhe Kelly duke buzëqeshur me lulet në dorë. Ndërsa në foton e dytë, çifti paraqiten duke ndarë një puthje së bashku. Ai i cili menjëherë bie në sy është dhe fustani i nusërisë së këngëtares, i cili nuk i bën të dukshme difektet e trupit të saj si dhe kilogramët e tepërt.

Ceremonia u zhvillua në fermën “Blackberry” në Walland, një vend ky jo shumë larg Nashville. Mësohet se kjo fermë përmban një hapsirë shumë të madhe si dhe një hotel vërtetë luksoz, dhe të gjithë këto janë ndërtuar në vitet `70.

 

EMISIONET