Keisuke Honda drejt Milanit
Mesfushori i CSKA Moskës, Keisuke Honda, duket të jetë pranë kalimit te Milani, pasi e ka refuzuar Barcelonën.
Mediat në Itali thonë se Rossonerët janë pranë arritjes së marrëveshjes me klubin rus për blerjen e japonezit, i cili do të kushtojë katër milionë euro.
"Dallimi në mes të ofertës sonë dhe kërkesës së tyre është i vogël. Sonte, pas ndeshjes në ligën e tyre, do të flasim me presidentin dhe do t'u themi se ai dëshiron të largohet".
"Ata do të dëshironin ta mbanin për Ligën e Kampionëve, por djaloshi dëshiron t'i bashkohet Milanit. Ai madje e ka refuzuar kalimin te Barcelona", ka deklaruar Ernesto Bronzetti për Sky Sport Italia.
Kontrata e Hondas me CSKA-në skadon në janar të vitit 2014.
