KE:Eurozona do të tkurret gjatë 2013-ës
Komisioni Evropian ka deklaruar se ekonomia e Eurozonës do të tkurret në vitin 2013, duke përmbysur kështu parashikimit për një rritje të vogël.
Paralajmërimi i KE vjen pas atij të komisionerit të BE-së për politikën monetare dhe ekonominë Olli Rehn që tha se 17 ekonomitë në Eurozonë kolektivisht do të tkurren me 0.3% këtë vit.
Komisioni kishte parashikuar më parë rritjen e përgjithshme GDP me 0.1%. Komisioni është i shqetësuar në lidhje me një rënie "surprizë" në ekonominë e Portugalisë, e cila ra 3.2% në vitin 2012 dhe është parashikuar të tkurret me 1.9%, në vitin 2013.
Parashikimet ekonomike janë hedhur poshte kohët e fundit kjo pasi rimëkëmbja ekonomike globale ka treguar shenja të lëkundura në tremujorin e fundit të vitit 2012.
Për shembull, në janar të vitit Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se pritet që Eurozona të bjerë në recesion të butë" në vitin 2013, ndërsa më parë kishte parashikuar rritje.
FMN gjithashtu parashikoi se Britania e Madhe do të rritet me 1% në vitin 2013, krahasuar me 1.1% parashikuar më parë. Banka Botërore ka rishikuar gjithashtu parashikimet e rritjes globale në fillim të Janarit.
Por Banka Qendrore Evropiane e presidenti i saj Mario Draghi beson se Eurozona do të fillojë të shërohet në gjysmën e dytë të këtij viti.
Dhe gjatë kësaj jave, Bundesbank tha se ekonomia më e madhe e Evropës Gjermania do të shmangë recesionin dhe të kthehet në rritje në tremujorin e parë të vitit 2013.
