Kasijas: Ramos është një "mbret"
Portieri i Real Madrid, Iker Kasijas ishte njeriu që po i hiqte nga duart trofeun e Champions League, ekipit të tij deri në minutën e 93, pasi ai ishte fajtor tek goli që shënoi Atletiko me anë të Godin. Kasijas ka festuar si i çmendur tek goli i barazimit, duke e "mbytur" në puthje dhe Ramos i cili shënoi.
Pas ndeshjes Kasijas tregoi për mediat se kishte lavdëruar në maksimum shokun e tij të skuadrës. “Pasi shënoi golin dhe u afrua tek unë i thashë: ‘Ti je mbreti! Je mbreti i çmendur… Nuk e di pse e thashë, por ju siguroj se vetëm kaq i thashë. Ishin fjalë nga gëzimi, dhe në ato momente, Ramos ishte me të vërtet një mbret". -thkesoi Ramos.
Kasijas për pak e ndëshkoi skuadrën, teksa me gafën e bërë e lejoi Diego Godinin të shënonte golin e avantazhit që për 93 minuta i bëri me zemër tifozët e Realit, por gjithçka shkoi mirë dhe Real Madrit ishte ekipi që festoi në fund.
