Karaxhiç operohet në Holandë
Lideri serb i Bosnjës Radovan Karaxhiç, i cili është në pritje të vendimit për gjyqin e tij për gjenocid, në gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krime lufte, ka pasur operacion në tëmth.
Sipas dokumenteve të lëshuara sot nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime për ish-Jugosllavi, Karaxhiç u operua në një spital të Holandës në fund të muajit gusht.
Karaxhiç doli para gjyqit i dyshuar për organizimin e krimeve serbe gjatë luftës së viteve 1992-95 të Bosnjës, që la rreth 100 mijë persona të vdekur.
Ai gjithmonë ka thënë se është i pafajshëm.
Gjyqi i tij përfundoi gati një vit më parë dhe gjyqtarët ende janë duke i konsideruar vendimet e tyre.
Prokurorët thonë se Karaxhiçit duhet t;i jepet dënim i përjetshëm.
/Marrë nga REL/
