Kapshtica mbetet e mbyllur deri më 5 Prill

Kapshtica mbetet e mbyllur deri më 5 Prill

Greqia do të mbajë në fuqi regjimin e lëvizjes së kufizuar me Shqipërinë deri pas festës së Pashkës.

Pika kufitare e Kapshticës  dhe doganat e tjera të vogla në juglindje do të jenë të mbyllura deri më 5 prill.

 Gjatë kësaj kohe dalja nga Shqipëria drejt Greqisë është e ndaluar, ndërsa drejt vendit tonë është e lejuar nga ora 6:00 deri në orën 22:00 vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë si kamionët e mallrave.

 Lëvizja në rrugë tokësore do të bëhet vetëm përmes Kakavijës.  Dogana është e hapur nga ora 07:00 deri në orën 19:00, ndërsa lejohen të kalojnë vetëm 400 persona.

Vendi Lajme Lajmi i fundit Aktualitet

EMISIONET