Kampionia e Botës mbërrin në Kosovë (VIDEO)
Majlinda Kelmendi, kampione e botës në xhudo, ka mbërritur në Kosovë. Xhudistja pejane në Aeroportin ‘Adem Jashari’ është pritur nga Ministri i Sportit Memli Krasniqi.
Majlinda Kelmendi ka mbërritur në Kosovë, pasi u stolis me medaljen e artë në Kmapionatin Botëror të xhudos, i cili u mbajt në Rusi.
Xhudistja pejane në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ është pritur nga Ministri i Sportit, Memli Krasniqi. Më pas, ekipi u prit nga komuniteti sportiv i Kosovës, në një koktej rasti të organizuar nga MKRS dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, në Hotel Sirius.
Sipas Rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare, Majlinda Kelmendi shpërblehet me 40 mijë euro dhe trajneri i saj Driton Kuka me 20 mijë euro.
Po sonte, Majlinda dhe ekipi i saj, me përcjellje shtetërore, do të nisen për në qytetin e saj të lindjes, Pejë.
Marrë nga Gazeta Express
