Romelu Lukaku është ideja e re për sulmin Juventusit

Romelu Lukaku është ideja e re për sulmin  Juventusit

Mediat italiane kanë raportuar gjatë të sotme se trajneri i Juventusit ka shprehur një dëshirë tjetër në lidhje me merkaton. Ai dëshiron të transferojë në Torino, sulmuesin e përfaqësueses belge, Romelu Lukaku. Futbollisti i Chelseat i cili ishte i huazuar te Evertoni, nuk pëlqehet nga Jose Mourinho, i cili muaj më parë pati deklaruar se Lukaku mund të shitet gjatë verës. Edhe pas ardhjes së Diego Costës, Lukaku nuk do të gjente asnjë hapsirë tek londinezët. Juventus duhet të ngutet nëse do të arrijë tek Likaku sepse Valencia me pronarin e saj ri ka bërë gati 20 milionë euro, aq sa vlerësohet kartoni i lojtarit. Sulmuesi gjithashtu kërkohet edhe nga Atletiko Madrid. Mbetet në dorën e sulmuesit belg, të zgjedhë se ku do të luajë sezonin tjetër.

EMISIONET