Juventus: Conte, Vidal? Rregullat duhen respektuar

Juventus: Conte, Vidal? Rregullat duhen respektuar

Lojtari i Juventusit Arturo Vidal me sa duket do të mungojë në ndeshjen e së dielës ndaj Fiorentinës. Mbërritja me vonesë në Torino e ka nervozuar shumë Antonio Konten, i cili sot në një konferencë për shtypë në prag të ndeshjes që do të zhvillohet në Firence ka dhënë:

"Argumenti Vidal është i thjeshtë, nuk kam folur ende me të, më mirë do të ishte e drejtë të pyesni lojtarin se pse erdhi me vonesë, duke humbur dy stërvitjet e fundit. Unë do e pyesë dhe personalisht atë"

Këto kanë qenë fjalët e fundit të Contes në lidhje me kilianin, kur më pas shtoi dhe një fjali të fundit.

"Idetë janë të qarta dhe ekzistojnë një rregullore për të gjithë: rregullat duhen respektuar, në të kundër do dënohesh, kjo është për të mirën e të gjithëve"

Më pas trajneri i bardhezinjve flet për ndeshjen e së dielës ndaj Fiorentinës:

"Roma shumë e fortë. Nuk e mendoja në fillim të sezonit kështu. Do të jetë një ekip për tu mundur. E pamë dhe dje që ishin ekip kompakt dhe njiheshin mirë me njëri-tjetrin. Për sa i përket Fiorentinës, ajo është një ekip i fortë kur luan brenda në fushë, por ne po shkojmë për ta fituar ndeshjen"

Ndërsa një gazetar i Markës e pyet për sfidën ndaj Real Madrid ditën e mërkurë ai i përgjigjet: "Për momentin po mendoj vetëm për Fiorentinën, Reali nuk më intereson. Nesër duhet të fitojmë"

EMISIONET