Jennifer Lopez përmirësohet me kalimin e viteve
Ajo është ndryshe nga gjithë femrat e tjera të moshës së saj. Jennifer Lopez tashmë 46-vjec, është ende në formë shumë të mirë, ndërsa jep një intervistë për People, ku rrëfen se me kalimin e kohës paraqitja e saj e jashtme sa vjen dhe permirësohet, dhe kjo është mëse e vërtetë.
Këngëtarja thotë: “Kur bëhesh pjesë e këtij biznesi gjëja e parë që i thua vetes është se gjithcka do të mbarojë në një kohë të caktuar, pasi të arrish një moshë nuk do të të duan më.”
Jennifer shton: “Por në fakt kam zbuluar dicka të re, sa më shumë që kalon koha aq dhe më shumë përmirësohem, këtë e ndjej si në jetë ashtu dhe në eksperiencë. Kam dhe më shumë për t`i dhënë asaj që bëj. Dhe kjo më bën të eci përpara.”
Jennifer Lopez nëna e dy fëmijëve Max dhe Emmy, është e bindur për vazhdimësinë e suksesit të saj.
“Gjithcka është thjesht të gjesh melodinë e duhur, këngën e duhur dhe padyshim tekstin e duhur për mua”.
