Ja ku e panë ndeshjen Daçiç, Bushati dhe Thaçi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2015, 22:13
Zyrtarët më të lartë, të Shqipërisë, Serbisë dhe Kosovës për shkak të angazhimeve dhe axhendës politike u detyruan që ndeshjen mos ta shohin nga afër në Elbasan Arena.
Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç së bashku me ministrin e Brendshëm ndoqën ndeshjen në një zyrë pas një konferencë për emigracionin në Ballkan në Luksemburg.
Edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi ndodhen në Luksemburg.
Thaçi shkruan në FB: Në Luksemburg, por me mendje e zemër në Elbasan.

