Inter, jepet "OK" për Torres, interes edhe për Hernandez
Drejtuesit e Interit duket se kanë dhënë miraptimin për të transferuar në Milano sulmuesin e Chelseat, Fernando Torres. Përveç Torres, Inter rikthehet në gjurmët e Javier Hernandez, sulmuesit 26-vjeçar që tashmë është jashtë planeve të Manchester United.
Sipas mediave italiane, pritet një duel mes "Chicharito" dhe Fernando Torres për rolin e zëvëndësuesit të Diego Militos, me meksikanin favorit sepse pëlqehet shumë nga Erick Thohir dhe që ka edhe një pagë të përballueshme 2,8 - 3 milionë euro në sezon.
Por mes emrave për sulmin përmendet edhe ai i Lazar Markoviç, fantazistit të Benfikës mbi të cilin prioritet blerjeje ka Chelsea, e vendosur kjo gjatë momentit të transferimit të tij nga Partizani i Beogradit.
