Inter dhe Fiorentina në duelin e së vërtetës

Inter dhe Fiorentina në duelin e së vërtetës

Java e pestë e Serie A mbyllet sot në mbrëmje, në "San Siro", me ndeshjen Inter-Fiorentina.

Në "Giuseppe Meazza" sonte do të zhvillohet një duel shumë interesantë që do të vërë përballë dy skuadra që kanë bërë shumë deri tani në Serinë A. Të dyja janë në të njëjtën kuotë pikësh, me nga 10, dhe asnjëra nuk kërkon të shkëputet nga ecuria pozitive dhe nga kreu.

Inter në këtë fillim sezoni po kalon një formë të jashtëzakonshme ku ndali edhe Kampionët në fuqi në një barazim në shtëpi, ndërsa në javët e tjera ka arritur vetëm fitore. E fundit 0-7 ndaj Sasuolos, është treguesi më i rëndësishëm se ky Inter është i frikshëm.

Valter Mazzarri nuk ndërron modul dhe pritet të hedhë në fushë të njëjtin ekip që mundi 0-7 pak ditë më parë. Strategu zikaltër i gëzohet rikthimit të Militos por për të ende do të ketë vetëm disa minuta, ndërsa Xhuzepe Rosi është rikthyer sërish në formën e tij optimale. Joakin dhe Mati Fernandez do të jenë dy lojtarët që do ta mbështesinë. Te ekipi vjollcë do të mungojë ylli dhe bomberi, Mario Gomez, që vazhdon të qëndroj jashtë fushave  të lojës. Statistikat janë në favor të zikaltërve të cilët kanë fituar 11 përballjet e fundit.

Inter sonte pritet të luaj me formacionin (3-5-2):

Handanoviç; Campagnaro, Ranocchia, Juan Jesus; Jonathan, Guarin, Cambiasso, Taider, Nagatomo; Alvarez, Palacio.

Ndërsa Fiorentina pritet të hedh këtë formacion (4-3-2-1):

Neto; Tomoviç, Rodriguez, Saviç, Pasqual; Aquilani, Ambrosini, Borja Valero; Joaquin, Fernandez; Rossi

EMISIONET