Infektohet politika kosovare, me COVID-19 Jakup Krasniqi e Kadri Veseli

Infektohet politika kosovare, me COVID-19 Jakup Krasniqi e Kadri Veseli

Pas Isa Mustafes, edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Edhe Kadri Veseli, Kryetari i PDK-së, ka konfirmuar se ka disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV2 dhe se ka bërë testin.
Jakup Krasniqi me koronavirus- Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, vetë ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

”Po kam rezultuar pozitiv dhe jam në izolim shtëpiak”, është shprehur ai në një prononcim të tij.
Ai nuk ka përmendur ndonjë prej simptomave që ka pasur por ka folur për përballjen e tij me virusin.

”Me shëndet jam mirë”, ka thënë ai.

Pyetur nëse e di burimin e kontaktit, ai nuk ka dhënë shumë detaje.

”Nuk është lehtë të dihet”.

”Po, mund të jetë me lidhje familjare”, është përgjigjur Krasniqi.

Nga ana e tij Kadri Veseli ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat, të vendosin maskën, të mbajnë distancën dhe të mbajnë higjienën!

”Të nderuar qytetarë, Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin. Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit. Apeloj te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën higjienën!”, shprehet Veseli.

Rajoni Lajme Kosovë koronavirusi ne kosove

EMISIONET