Infektohet me Covid-19 edhe trajneri i Kombëtares së Femrave, Armir Grima.

Për këtë shkak është anulluar konferenca për shtyp e trajnerit, e programuar për ditën e sotme, raporton nga Shkodra gazetari i Ora News, Bepin Kolvata.

Ditën e nesërme, Shqipëria do të luajë në “Loro Boriçi”  ndeshjen e rradhës eleminatore ndaj femrave të Qipros.

Përfaqësuesja kuqezi është grumbulluar në “Gardenland Resort” në Shkodër, ndërkohë që ka nisur edhe seancat stërvitore në fushën e Barbullushit për të përgatitur dy ndeshjet e radhës. Ndërsa testet anti-Covid janë kryer ditën e djeshme.

Pas Qipros, Femrat kuqezi udhëtojnë më 1 dhjetor drejt Portugalisë për ndeshjen e rradhës.