Covid -19 i merr jetën mësuesit Gjon Kola 55 vjeç. Kola ishte mësues në qytetin e Rrëshenit dhe prej 10 ditësh ndodhej në intubim, ndërkohe që gjatë ditës së djeshme gjendja e tij shëndetsore është përkeqësuar e për pasojë ka ndërruar jetë.

Nga kontaktet e marra me Drejtorin e Arsimit për Veriun, Bardhok Pulaj , i shpreh ngushëllime familjes për humbjen e mësuesit 55-vjeçar si dhe njekohësisht bën apel ndaj qytetarëve për mbajtje distance dhe respektim të masave anti covid.