Humb jetën nga koronavirusi mjeku Gerond Husi

Humb jetën nga koronavirusi mjeku Gerond Husi

Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejë me virusin.

Mjeku Gerond Husi fatkeqësisht ka humbur jetën.

Lajmin e ka bërë të ditur mjeku infeksionist Tritan Kalo nëpërmjet një postimi në facebook, ndërsa shpreh ngushëllime për humbjen e kolegut të tij.

"E pabesueshme por dhëmbshurisht e vërtetë….Sars-Cov2/Covid-19 edhe kësaj here goditi tinëzisht….Armatës së Mantelbardhëve nga sot e tutje do ti mungojë një anëtar i shquar i saj, Dr. Geron Husi….Gojëmbëli, zemërmadhi, mëndjendrituri, buzëgazi, fjalëpaku dhe punëshumi si ai….”, shkruan Kalo.

Gjithashtu Kalo tregon se pas 30 vitesh njohje personale me mjekun Husi, e ka të vështirë të besojë se ky është edhe takimi i fundit me të, ndërsa i shpreh ngushëllimet dhe mbështetje familjes ai thekson: “Të bëhen të fortë dhe të jenë kurdoherë krenar për mjekun, bashkëshortin, babain dhe kolegun tonë shëmbullor, Dr. Geron Husin… U prehsh në Paqen e përjetëshme Mik!!!

Kohë kovidiane....13.03.2021....E pabesueshme por dhëmbshurisht e vërtetë....Sars-Cov2/Covid-19 edhe kësaj here goditi...

Posted by Tritan Kalo on Saturday, 13 Mars 2021

Vendi Lajme covid dritan kalo humb jeten mjeku Geron Husi

EMISIONET