E rëndë në Britaninë e Madhe/ Arrestohet autori që hodhi në kafazin e krokodilëve ...

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku një person është vënë në pranga pasi dyshohet se ka hedhur një fëmijë të moshës 3-vjeçare brenda në kafazin e krokodilëve në një kopsht zoologjik.
Incidenti i rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në ambientet e “Johnson’s of Old Hurst”, në Huntingdonshire, duke ngritur alarme të mëdha mbi sigurinë në këto institucione.
Sipas deklaratës zyrtare të Policisë së Cambridgeshire, forcat e rendit kanë ndërhyrë menjëherë pas sinjalizimit për ngjarjen horror. Fëmija i mitur u nxor nga kafazi dhe u transportua me urgjencë maksimale drejt Spitalit Addenbrooke në Kembrixh.
Mjekët bëjnë me dije se 3-vjeçari ka pësuar lëndime jashtëzakonisht të rënda nga sulmi. Aktualisht gjendja e tij shëndetësore paraqitet kritike, por fatmirësisht e qëndrueshme. Ndërkohë, autoritetet vendase kanë nisur një hetim të thelluar për të zbardhur dinamikën e plotë dhe motivet e këtij akti monstruoz.

