Hasan Lika mer drejtimin e Teutës

Hasan Lika mer drejtimin e Teutës

Hasan Lika është trajneri i ri i Teutës. Trajneri me shumë eksperiencë i kampionatit shqiptar është si i shtëpisë në Durrës pasi ka punuar edhe më përpara. Për herë të fundit Hasan Lika ka drejtuar Teutën në dy javët e para të sezonit 2012-2013, teksa u shkarkua pas humbjes së thellë në Gjirokastër, 4-1 ndaj Luftëtarit.

Tashmë Lika rikthehet në Durrës si një njohje e vjetër, por pritet që strategjia e klubit të jetë ndryshe këtë sezon. Presidenti Hasanbelliu konfirmoi se do të fokusohet tek elementët e rinj dhe deri më tani janë konfirmuar tre lojtarë, të cilët nuk i kalojnë të 21 vjeç.

“Më vjen mirë që rikthehem sërish te Teuta. Bisedova të mërkurën me presidentin Hasanbelliu dhe ramë dakord. Do të kem një takim tjetër këto ditë për të folur më gjerësisht rreth të ardhmes së skuadrës. Skuadra do të ketë ndryshime. Gjithsesi, çdo gjë do ta shqyrtoj me presidentin, për të parë se cilat do të jenë afrimet e mundshme gjatë merkatos”, – është shprehur Hasa Lika

EMISIONET