Hajdari: Debatuam me Ramën, do të luftojmë për lista të hapura 100%. Opozita jashtëparlamentare duhet të ishte në tryezë

Hajdari: Debatuam me Ramën, do të luftojmë për lista të

E para që ka dalë në prononcim për gazetarët pas mbledhjes së sotme të këshillit politik ka qenë Rudina Hajdari.

Ajo u shpreh se ka pasur një debat me kryeministrin, pasi vihet pas një konference të kryetarëve për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

Hajdari: Patëm një debat me kryeministrit, sepse e para vijmë nga një konference të kryetarëve duke dhënë dakordësinë për të futur jashtë rendit votimin e marrëveshjes së 5 qershorit në seancën e nesërme. 5 anëtarë të opozitë parlamentare treguan dakordësi për këtë votim.

Opozita jashtëparlamentare duhet të ishte në tryezë. Patëm debat sepse ne jemi për hapje të listave 100%. Ky debat nuk ka mbaruar. Ndryshime kushtetuese do të vazhdojnë për ndryshimin e kodit zgjedhor. Opozita parlamentare dhe çdokush që e ka mbështetur këtë kauzë duhet të luftojmë që të ketë hapje të listave 100%. Ta kenë në dorë kryetarët nëse duan ta kenë partinë e tyre të mbyllur. Shqiptarët duan që kandidatët të dalin me emra. Kjo është ajo që ne synojmë dhe do të luftë deri në fund.

Vendi Lajme rudina hajdari opozita jashteparlamentare lista te hapura rama debate tryeze

EMISIONET