Greqia zhvendos emigrantët nga ishujt

Greqia zhvendos emigrantët nga ishujt

Disa qindra azilkërkues nga ishulli i Lesbosit janë zhvendosur në tokën greke pasi kishin protestuar për kushtet e jetesës kur kampi u tyre mori flakë rreth tri javë më parë.

Autoritetet në Greqi kanë zhvendosur rreth 1 mijë refugjatë nga Egjeu në tokën greke si masë për të përmirësuar disi kushtet në kampet e mbipopulluara ishullore.

Shumica e azilkërkuesve zbarkuan të martën në Athinë pasi vendstrehimi i tyre i përkohshëm në ishullin e Lesbosit mori flakë tri javë më parë.

Të tjerë emigrantë u zgjodhën nga kampet e Samosit, Kiosit dhe Lerosit.

Qeveria greke ka shpresë që transferimet të përfundojnë brenda 6 muajve.

Sipas Komisariatit të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, rreth 2 mijë persona përmbushin kushtet ligjore për t'u zhvendosur në tokën greke dhe lëvizja e tyre është sidomos e nevojshme në këtë kohë pandemie kur të dielën ndër ta u raportua edhe viktima e parë nga koronavirusi.

Në kampet ishullore të Greqisë jetojnë mbi 26 mijë refugjatë, të mbërritur kryesisht në rrugë detare nga Turqia.

Zyrtarët grekë parashikojnë që popullata e emigrantëve në ishuj të reduktohet në mënyrë drastike teksa merren në konsideratë kërkesat e tyre për statusin e refugjatit.

Të gjithë adoleshentët dhe fëmijët e pashoqëruar që jetojnë në kampe raportohet se tashmë janë lëvizur në strehët e posaçme të ngritura brenda territorit grek.

Emigrantët e tjerë u transportuan të martën në hotele ku pritet të qëndrojnë për dy muaj.

Njëherazi po punohet edhe për përforcimin e patrullave në det që mendohet se kanë kontribuar në uljen më tej të hyrjeve klandestine.

Këtë vit rreth 13 mijë persona kanë hyrë ilegalisht në Greqi, shifër më e ulët sesa viti i mëparshëm.

Rajoni Lajme Greqi emigrante greqia ishuj zhvendos

EMISIONET