Ndarja nga jeta e legjendës argjentinase Diego Armando Maradona tronditi mbarë botën, sidomos atë të futbollit. Por nëse ka një qytet që e ka dashur më shumë nga çfarë mund të imagjinohet është Napoli.

Qyteti jugor i Italisë nuk fjeti gjumë mbrëmjen e djeshme në kujtim të njeriut që e bëri skuadrën e tyre ndër më të famshmet në botë në fund të viteve ’80 dhe fundvitet ’90.

Qirinj, lutje, flakadanë dhe me stadiumin “San Paolo” të ndriçuar në kujtim të tij, shkruan Ora News.

Kështu ishte mbrëmjen e shkuar Napoli dhe me gjasë kjo situatë do të zgjasë për shumë kohë.

Diego Maradona u nda nga jeta pasditen e djeshme pas një ataku kardiak në banesën e tij në Tigres të Argjentinës.