Flasin Moyes dhe Michel pas ndeshjes
Pas ndeshjes ndërmjet Olimpiakosit dhe Manchester Unoited kanë folur teknikisht e të dyja skuadrave, Trajneri i Manchester Unitedit, David Moyes e ka pranuar se skuadra e tij luajti dobët në humbjen 2:0 nga Olympiakos në Athinë, në duelin e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve. Strategu skocez e përshkroi paraqitjen e ekipit si më të dobëtën gjatë këtij edicioni në kompeticionin më të rëndësishme për klube.
"Jam i befasuar, nuk e kam pritur një nivel të tillë. Luajtëm dobët dhe marr të gjitha përgjegjësit, duhet të luajmë më mirë.", deklaroi Moyes pas ndeshjes.
Manchester United për herë të fundit riktheu një disavantazh prej dy golash në ndeshjen e parë më 1984 kundër Barcelonës. Moyes nuk dorëzohet.
"Old Trafford ka kaluar disa net të mrekullueshme në të kaluarën dhe shpresoj ta realizojmë një tjetër të tillë".
Ndërkohë trajneri i Olimpiakosit, Michel lavdëroi skuadrën e tij për kurajon metë cilën luajti përballë Manchester United. Jam shumë I lumtur pasi kemi besuar se gjithmonë mund të marrim një rezultat të tillë. Lojtarët e mi ishin shumë të motivuar, pasi kishin përballë një skuadër legjendare. Kemi fituar vetëm ndeshjen e parë por për tu kualifikuar duhet të bëjmë një ndeshje të madhe edhe në Old Traford" - tha Michel në konferencën për shtyp pa ndeshjes.
