FBI, hetime për sulmin kibernetik

FBI, hetime për sulmin kibernetik

Zyra Federale e Hetimeve në SHBA konfirmoi se ka nisur të hetojë mbi një sulm kibernetik, i konsideruar si më i madhi në historinë e internetit.

Sulmi i regjistruar gjatë javës ngadalësoi internetin në të gjithë botën. Besohet se prejardhja e tij ishte nga Rusia e vendet e tjera të Europës Lindore.

Zbulimi i prejardhjes së sulmit dhe teknologjia e përdorur do të jenë në qendër të hetimeve të FBI-së, e cila mund të ketë pak në dorë për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore autorët e sulmit, jashtë juridiksionit të autoriteteve amerikane.

Aktualisht, FBI është duke hetuar edhe një sërë sulmesh të ndodhura mbi rrjetet e kompanive të mëdha amerikane e disa agjensive shtetërore, për të cilat është akuzuar edhe pjesëmarrja e shtetit kinez.

Ekipe te luftes ndaj krimit elektronike ne pese vende te ndryshme kane nisur paralelisht hetimet mbi sulmet shqetesuese. “Spamhaus”, nje grup me zyra ne Londer dhe Gjeneve, eshte organizate jofitimprurese qe synon te ndihmoje filtrimin e spameve nga posta elektronike.

EMISIONET