Eneda dhe Jon Tarifa, me “Together”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2015, 08:34
Eneda Tarifa tashmë vjen me këngën e re “Together” ashtu siç kishte paralajmëruar më parë. Këngëtarja e cila tashmë ka njëfarë shkëputje nga tregu muzikor do ta sjellë këtë këngë në bashkëpunim me Jon Tarifën i cili është edhe kushëriri i saj.
Sa i përket këngës, ajo vjen në gjuhën angleze me tekst të Jon Tarifës, i cili njihet në Holandë për karrierën e tij muzikore. Dueti me një këngëtare shqiptare është i dyti pas bashkëpunimit të tij me këngëtaren Vesa Luma.
