Ekspozitë për kujdestaret e shërbimeve sociale
Dashuria për fëmijën dhe përkujdesja ndaj tyre duhet të jetë motivi i çdo nëne. Nëpërmjet një ekspozite me fotot të përkujdesjes së kujdestareve të shtëpisë së foshnjeve, "Hana e Rozafa", i bëhet thirrje familjarëve të rikthejnë foshnjet e tyre në familje, si edhe një thirrje për nxitjen e birësimeve.
Drejtoresha e shërbimit social shtetëror, Kozeta Mesiti, shpjegon arsyen e kësaj ekspiozite, të organizuar nën përkujdesin e presidentes së shoqatës “Fëmijët shqiptarë” Liri Berisha.
Kujdestarët e shtëpisë së foshnjes, përkujdesen për 36 jetim biologjik, të braktisur në maternitet dhe 4 jetim social, të braktisur përkohësisht nga familja për shkak të gjëndjes ekonomike. Kjo ekspozitë shpreh përkushtimin e tyre ndaj profesionit dhe dashurinë pa kushte që përcjellin te fëmijët.
