Ekskluzive/ Përgjime të tjera: "Grataçela...PPP për 30 - 50 vite..." Çfarë u ofroi Niku italianëve në Tiranë

Ora News vijon ekskluzivisht të zbardhë pjesë të dosjes prej 1000 faqesh të përgjimeve të antimafias italiane.
Në mes e këtyre përgjimeve del Nik, shqiptari i cili nga përgjimet është pikë referimi i sipërmarrësit Gallo në Shqipëri. Ai duket se është njohës i mirë i sektorit të ndërtimit dhe të mënyrës si funksionojnë tenderat në Shqipëri.
Përgjimet i përkasin datës 19 shkurt 2018. Në këtë kohë sipërmarrësit Antonio Gallo, Saverio Brutto ndodhen në Shqipëri. Ndërkohë në bisedën e përgjuar të datës 29 nentor 2017 Gallo i tregon avokatit të tij Claudio Larussa për Nikun.
Faqja 643 përgjimi datë 19/02/2018 ore 14.40 kohëzgjatja 2 minuta.
Vendndodhja Shqipëri.
Biseda është mes Antonio Gallo sipërmarrës, Saverio Brutto sipërmarrës e politikan kalabrez e shqiptarit NIK.
Nik: Çemento... ai merret me ndërtim?
Saverio Brutto: Po..
Antonio Gallo: Po e bën CALME cemento (i referohet sipërmarrësit Antonio Speziali)... Merr tendera... është një i fuqishëm... kur do vish në Romë ti?
Nik: Punime bën? Apo..
Antonio Gallo: Prodhon e bën punime…
Nik: Në kuptimin që a bën autostrada..
Antonio Gallo: I bën të dyja...
Nik: Apo shet vetëm materiale?
Antonio Gallo: Shet materiale
Saverio Brutto: Shet materiale
Antonio Gallo: E ndërton gjithashtu..
Nik: Nëse shet vetëm materiale nuk di sa hapësirë mund të gjej e them, se janë dy tre fabrika çemento këtu që kanë esksluzivitetin se kujt t'i shesin, kanë bërë një monopol... kanë gurore... i kanë ata..
Saverio Brutto: I pashë sot... çfarë rastësie... kur po uleshim me avion pashë dy gurore të mëdha...
Nik: ...Dhjetë gurore... por nuk është e thënë se nuk bëhet...
Nik:...Njëri mund të merret me çemento.... tjetri me guroren meqë janë keq... sillet impianti... e bëhesh pjesëtar... por nëse ai ka aftësitë e garat... në sensin pra që bën punime me çelësa në dorë... atëherë është më mirë ... pasi arrihet vërtetë... rrugët.. punoni bashkë...
Antonio Gallo:: Bën dhe këtë.... herës tjetër kur të vijmë...
Nik: Nja dy tendera...
Antonio Gallo: Janë? Kur skadojnë?
Nik: Duhet të dalin tani 60-100 milionë euro.... varet se në çfarë gjëndje je me financimet..
Antonio Gallo: Po këta janë mirë..
Nik: ... Nëse janë mirë ka gjë tjetër për të bërë..
Antonio Gallo: Grataçelat më the...
Nik: Po si grataçelat dhe dy koncesione... një e bënë ... duhet të bëjnë një tjetër PPP... autostrade... koncesione për 30 vite 50 vite...
Antonio Gallo:... Jo po është një tjetër mik që...
Antonio Gallo: ... Janë disa persona... është një mik që ka fonde ( me qëllim investimi Larussa -Gallo në Shqipëri)
Saverio Brutto:... Çfarë ka?
Antonio Gallo: Fonde...
Datë 19 shkurt 2018, ora 14.42. biseda kohëzgjatja 5 minuta. faqja 643
Sipërmarrësit Antonio Gallo, Saverio Brutto e Nik gjënden në Shqipëri.
Nik: Grateçela.... materialet e ndërtimit jua jap unë ... kushtojnë 10 milionë... 10 milionë e më jep dy kate e lahemi kështu.
Nik: merren dy kate në një gratacelë e shiten pas dy o tre vitesh... me dyfishin e shumës... varet sa personi është...
Antonio Gallo: I fortë....
Nik: Varet sa garanci financiare ka brenda...
Antonio Gallo pyet Nik nëse është më mirë të kenë një figurë mashkulli o femre..
Nik: Eshtë më mirë një femër që ka atributetet... e rrëfen episodon e nëj gruaje që i ka kërkuar punë..
Antonio Gallo: Sa është rruga mujore ?
Nik: 400-500 euro në muaj për një djalë të ri e që varet dhe nga përqindjet..
Së bashku llogarisin shpenzimet mujore me një qera 2000 euro për të fituar 30 000 në muaj.
Biseda datë 29 nëntor 2017 ora 18.08.33 kohëzgjatja 5 minuta.09
Vendodhja në Romë
Bashkëbiseduesit avokati Claudio Larussa e sipërmarrësi Antonio Gallo.
Objekt i bisedës hetimet e Guardia di Finanza ndaj bizneseve të Antonio Gallo. Nga minuta 3.10 biseda përqëndrohet tek bizneset në Shqipëri dhe flet dhe për Nik.
Antonio Gallo: ... E kjo është në rregull... Në Shqipëri si po ecën?
Claudio Larussa: ...Nuk mundëm të flisnim në kohë me këtë... isha vetëm...
Antonio Gallo: Por të mora kur isha ... po ti nuk m'u përgjigje...
Claudio Larussa: Eh por nuk arritëm në kohë... bëm gjithçka... herës tjetër që do të shkojmë do të marrim në telefon e do takojmë.... është i mirë ky... (i referohet NIK shqiptarit)..
Antonio Gallo:... Po të thashë ... ka kompaninë e pestë në Itali Fumagalli Sol ( Sol group).... atë të oksigjeni... nuk është një leckaman...
Claudio Larussa: E ai është Presidenti?
Antonio Gallo: I Grupit Shqipëria, furnizon Shqipërinë, Mqedoninë... është President i gjithë grupit jo administrator...
Claudio Larussa: E ka raporte ka raporte...
Antonio Gallo: Me kryetarin e Bashkisë dhe me qeverinë...
Claudio Larussa: e ti tani kur do të shkosh?
Antonio Gallo: Në janar dua të shkoj... jo më parë ...në janar them..
Claudio Larussa: Në janar flitet tani,..
Antonio Gallo:...po
Claudio Larussa: Edhe për mua ... nuk ja dal dot tani... koha fluturon .. jemi afër krishtlindjeve...
......
Antonio Gallo: Unë i kam shpjegur Toto (i referehet Antonino Speziali sipërmarrës ) se kemi folur me NIK e më ka shpjeguar një seri situatash... në Tiranë ka një problem të thellë... janë disa sipërmarrës të fuqishëm që kanë licencë për të ndërtuar grataçela në qëndër... e banka nuk i financon më.... e nuk kanë të gjithë likuiditetin për të ndërtuar e kërkojnë ortakë për të bërë këtë operacion... atje merren katër, pesë mijë euro për emër ...ose gjashtë mijë....
Claudio Larussa.... Interesante kjo...
Antonio Gallo: Nik më tha... e Saverio (Saverio Brutto) dëshiroj të investoj, kërkon të hyjë në ortakeri...
Claudio Larussa: Jo duhet të bëjmë një fond.. një Fond siç e kam unë .....