Ora News siguron pamje ekskluzive nga ekzekutimi i Bujar Çelës mëngjesin e djeshëm në një lokal tek rrethrrotullimi në Bradashesh të Elbasanit.

Bujar Çela, nuk ishte i vetëm në momentin kur u ekzekutua në një lokal në Bradashesh të Elbasanit.

Pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Ora News tregojnë 62 vjeçarin të ulur në një tavolinë duke pirë kafe me nje tjetër person

Ora shënon ekzaktësisht në orën 05:54:59.

Bujar Çela në këtë foto është personi me cigare ndezur.

Ne foto: Bujar Çela personi me cigare ndezur ne te majte te fotos)

Fushëpamja nga rruga e lejoi të diktojë se tre autorët që shkuan për ta vrarë.

Ai është ngritur nga tavolina dhe ka tentuar të largohet. Por ekzekutorët tre ishin shumë afër.

Fillimisht ka shkuar njeri prej tyre i cili e ka qëlluar disa herë dhe bujar Çela është rrëzuar në Tokë.

Më pas ka vajtur ekzekutori i dytë i cili po ashtu ka qëlluar. Të njejtin veprim e ka bërë edhe personi i tretë.

Sipas të dhënave u qëllua 21 herë, ndërsa Bujar Çela ka marrë 16 plumba  në pjesë të ndryshme të trupit që i shkaktuan vdekjen e menjehershme.

Autorët mbanin kapele në kokë dhe maska anti kovid në fytyrë për të mos u identifikuar, ndërsa kanë përdorur pistoleta me silenciator.

Nga forma e ekzekutimit duket qartë se vrasja synon të përcjellë një mesazh të forte.

Marrësi me gjasë është vëllai i tij Talo Çela, person në kërkim për grabitjen e Rinasit dhe disa ngjarje të tjera!

Dyshimi forcohet nga fakti se Ai vetë punonte si taksist në të zezë

Autorët u larguan me makinë “Reno” me targa të vjedhura në Rrogozhinë që u gjet e djegur në fshatin Murras, pranë shtëpisë së një efektivi policie

Prej aty dyshohet se janë larguar me një tjetër mjet dhe kanë humbur gjurmët!

Policia e Elbasanit dhe Forcat RENEA që shkuan nga Tirana ushtruan kontrolleve gjatë gjithë ditës dhe mbrëmjes së kaluar, 17 shtator nga ku mësohjet se janë shoqëruar dy persona.

Por për statusin e tyre nuk jepet informacion.

Goditja kriminale, çoi në Elbasnan drejtorin e Policisë së Shtetit i cili mësohet se për disa orë takoi drejtusit vendor dhe grupin hetimor me të cilët sipas burimeve është treguar i ashpër dhe ka kërkuar zbardhjen sa më parë të ngjarjes.

Kush eshte Talo Çela- 49-vjeçari, Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.