Xhafa: Review-t negative nuk kanë ndikuar te bizneset, Shqipëria po përjeton sezon të mirë

Sipërmarrësi Ervis Xhafa, i ftuar në emisionin Epiqendër me moderatoren Sonila Musai, foli për ndikimin e review-ve negative ndaj bizneseve dhe efektet e tyre në sektorin e turizmit.

Xhafa u shpreh se biznesi i tij personal nuk është prekur nga kjo situatë, ndërsa e cilësoi fenomenin si një dukuri momentale dhe ndërkombëtare që ndodh edhe në vende të tjera të botës.

Sipas tij, kjo fushatë nuk ka ndikuar te turistët e huaj, të cilët, sipas tij, arrijnë të kuptojnë situatën dhe arsyet e saj. Xhafa theksoi se këtë vit Shqipëria ka pasur një rritje të ndjeshme të turistëve, veçanërisht nga Gjermania.

Ai nënvizoi se duhet të promovohet më shumë klima, ushqimi dhe çmimet konkurruese që ofron vendi, duke shtuar se nuk ka pasur anulime rezervimesh apo rënie të klientelës si pasojë e kësaj situate.

EMISIONET